AKTUALITET, 7 Janar 2020, 11:26

VIDEO+FOTO/ Tmerr e kaos, viktima gjatë funeralit për gjeneralin iranian


Kaos dhe viktima gjate funeralit të gjeneralit iranian. Sipas BBC nuk ka ende numër të verifikuar lidhur me personat që kanë mbetur të vrarë, teksa janë shtypur nga lëvizjet e turmës së paimagjinueshme që ishte mbledhur në shesh për përcjelljen në banesën e fundit të Qassem Soleimani.

Ndërkohë që Daily Mail shkruan se kanë mbetur të vdekur së paku 30 persona, mes të cilëve edhe vajtues në këtë funeral.

“Numri i saktë është i pakonfirmuar, por zyrtarët e urgjencës konfirmuan se kishte pasur vdekje”-shkruan BBC.

Në ceremoninë funebre marrin pjesë miliona njerëz, aq shumë sa në këtë shesh nuk mbahej mend të mblidhej një turme kaq e madhe.

“Deti i zisë”, (siç e përshkruajnë reporterët që e ndjekin ngjarjen live), për të parë nga afër arkivolin e Soleimanit solli me vete shtypjen e shumë personave.

TV shtetëror tha se nga kjo lëvizje e pakontrolluar 35 persona mbeten të vdekur dhe 48 të plagosur.

Pamjet treguan se punonjësit e urgjencës në mënyrë të dëshpëruar po përpiqeshin të shpëtonin njerëzit e shtrire përtokë, e të shtypur nga të tjerë që vijonin lëvizjen.