AKTUALITET, 7 Janar 2020, 12:06

FOTO/ “Lamtumirë Kampion”, viktima në Rrëshen, kushëri me Eduart Reçin, biznesmeni që mbeti në rrënojat e 6-katshit në Durrës nga tërmeti tragjik


Kastriot Reçi, 47-vjeçari i vrarë paraditen e sotme, rreth orës 11:15 në qendër të qytetit, rezulton se është i afërmi i Eduart Reçit, një prej viktimave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, ku mbetën të vdekur 51 persona.

Më 28 nëntor, në rrjetet sociale, Reçi shkruante: “Lamtumirë kampion! Familja që ju krijuar ishte dhe do të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne”.