AKTUALITET, 7 Janar 2020, 11:04

“Na sjellin vërdallë kot”, banorët e strehuar nga tërmeti duhet të braktisin hotelet: Nuk kemi marrë asnjë lekë

“Na sjellin vërdallë kot”, banorët e strehuar nga


Me datën 6 janar, banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor që janë strehuar nëpër hotele duhet të largohen dhe të gjejnë një shtëpi më qira për të banuar.

Në kamerat e Fax News banorët shprehen se nuk dinë ku të strehohen, ndërkohë që ende nuk kanë marrë asnjë lekë.

“Kam shtëpitë e mia unë dua ti rregulloj. Këto paret e mia shkojnë sa andej këtej dhe asnjë lek nuk po më bie në dorë. Jam dhe invalide. Vijmë vërdallë kot pa marrë asnjë lek.”- u shpreh një banore.

“Unë skam para, as për ta riparuar. Kurrkund nuk kam marrë asnjë lek. Na kanë thënë më marrë qira. Si bonus. Nuk e di për shtëpinë a na japin a nuk na japin. Jam shumë e stresuar.”– tha një tjetër.