AKTUALITET, 30 Maj 2021, 08:37

U plagos mbrëmë, 38-vjeçari vlonjat rezulton subjekt i OFL-së

U plagos mbrëmë, 38-vjeçari vlonjat rezulton subjekt i

38-vjeçari Edison Begaj, i cili u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës, nuk është emër i panjohur për drejtësinë.

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar më herët formularin për deklarimin e pasurisë.

Edison Begaj rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Kujtojmë se 38-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, ku edhe mbeti i plagosur në këmbë.

Begaj ndodhet në spital, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së 38-vjeçarit.