TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pjesa e parë nisi dhe vazhdoi shumë aktive për të dy skuadrat dhe mesfusha “nuk ekzistonte”, pasi sfera transferohej menjëherë nga porta në portë. Chelsea ishte e vendosur më mirë në mbrojtje dhe Manchester City e rrezikoi pak portën e Mendy.Captain & match-winner ?#UCL #UCLfinal pic.twitter.com/xqPXFi4SLD
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 29, 2021
Nga ana tjetër, kampionët e Anglisë e nisën me shumë lojtarë ofensivë nuk kishin ekuilibrat e duhur dhe u rrezikuan shumë nga Chelsea, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 42-të me Kai Havertz, pasi kishte rrezikuar më parë me Timo Werner.
Tre minuta më parë ishte larguar nga fusha Thiago Silva i dëmtuar, por kjo nuk përberi ndryshime në fushë për blutë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e londinezëve. Në pjesën e dytë topi ishte në pjesën më të madhe në këmbët e Manchester Cityt, që pësoi një goditje të rëndë, kur De Bruyne u dëmtua në fytyrë dhe iu desh të linte fushën.
Skuadra e Guardiolas bëri maksimumin për të çarë rrethimin para portës së Mendy dhe krijoi disa raste, më flagranti me Foden, por në fund porta qëndroi e paprekur dhe gjeniu spanjoll humbet kështu finalen e parë të Champions League në karrierën si trajner dhe dështon sërish të fitojë Kupën me veshë të gjatë që nga largimi nga Barcelona.