TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Pogradecit njofton se dy nxënëse nga Tirana, pjesë e një ekspedite të mësimore nga Tirana, janë paraqitur në spital.
Kjo, pasi dyshohet se janë helmuar nga dreka që kanë ngrënë në një lokal në Pogradec. Nxënëset janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.