TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Florenc Çapja mësohet se është arrestuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara. Çapja njihet si një nga të fortët e Elbasanit,
Ai është arrestuar vetëm një muaj pasi u largua nga Shqipëria në mënyrë enigmatike, ditën që u arrestuar vëllai i tij, Ardian Çapja.
Florenc dhe Ardian Çapja akuzohen për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir, në vitin 2012.
Ndërsa Ardian Çapja u arrestua në fillim të muajit prillit gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, në kërkim për të njëjtën ngjarje u vendos edhe Florenc Çapja.
Të dy këta shtetas akuzohen nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.
Hetimet për ngjarjen u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit.