AKTUALITET, 29 Maj 2021, 22:44

Koreja e Veriut ekzekuton ish-kryeinxhinierin për shitjen e CD-ve që përmbanin filma të Koresë së Jugut

Koreja e Veriut ekzekuton ish-kryeinxhinierin për shitjen e CD-ve që

Një skuadër pushkatimi nga Koreja e Veriut ka ekzekutuar një person të shpallur fajtor për shitjen e CD- ve dhe çipave që përmbajnë filma, shfaqje televizive dhe video muzikore të Koresë së Jugut.

Burri, i quajtur Lee, u përshkrua si një “element anti-socialist”, nga prokurorët pasi u kap me videot.

Familja e Lee u detyrua të qëndronte me rreth 500 spektatorë për të parë ish-kryeinxhinierin në Komisionin e Menaxhimit të Bujqësisë Uonsan duke u qëlluar nga një skuadër pushkatimi me 12 trupa.

Pasi ai u ekzekutua, gruaja, djali dhe vajza e tij, u futën në një kamion ngarkese me dritare të izoluara për transport në një kamp të të burgosurve politikë.

Fqinjët e tronditur duhej të “mbyllnin gojën dhe të qanin në heshtje”, kur pranë mënyrën se si po trajtohej familja e Lee.