AKTUALITET, 29 Maj 2021, 22:19

Ngjarje e rëndë në Librazhd, një person gjendet i varur në tunelin hekurudhor

Ngjarje e rëndë në Librazhd, një person gjendet i varur

Mbrëmjen e kësaj të shtune një person është gjetur rastësisht nga disa kalimtarë i varur në një tunel hekurudhor pranë fshatit Dragostunjë, 2 km larg qytetit të Librazhdit.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen dhe sipas burimeve zyrtare paraprakisht mendohet për një rast vetëvrasje.

Gjithsesi policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.