AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 17:43

U nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës, kush janë dy punëtorët që vdiqën në Tiranë (EMRAT)

U nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës, kush

Është mësuar identiteti i dy punëtorëve që humbën jetën sot pas rrëzimit të skelës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra janë punëtorët që mbetën të pajetë nga shembja skelës një pallatin 13 katësh në rrugën “Faik Konica”.

Brahimaj, 31 vjeç dhe Kodra 36 vjeç, të dy u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës e cila u shemb nga gjithë lartësia e pallatit duke i zënë ata poshtë.

Një skelë është shkëputur nga një pallat në Tiranë. Pesë punëtorë që ishin duke punuar janë plagosur. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Policia bën me dije se tre punëtorë janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.