TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shënohet një tjetër viktimë në Thumanë, nga tërmeti katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, dhe që u shoqërua me një sërë pasgoditjesh të tjera të forta.
Kishte shumë shpresë që i riu të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit.
Por, i riu me mbiemrin Çuka ka ndërruar jetë, pasi një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.
I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.