AKTUALITET, 21 Shtator 2021, 09:26

U largua nga salla kur po fliste dëshmitari, do të vijojë sot gjyqi ndaj Salih Mustafës në Hagë

U largua nga salla kur po fliste dëshmitari, do të vijojë sot

Vijon edhe sot procesi gjyqësor ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Mediat kosovare raportojnë se seanca do të nisë në orën 09:30.

Në seancën e djeshme ai ka lënë sallën dhe nuk ka pranuar të vazhdojë të dëgjojë dëshmitarin e parë që ka folur kundër tij në gjykatë.

Ky veprim i tij është arsyetuar nga mbrojtësi i tij dhe është aprovuar edhe nga trupi gjykues, por kryetarja e panelit që po e gjykon Mustafën ka thënë se është e nevojshme që në seancën e sotme ai të jetë prezent.