TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas 5 ditësh të zhdukur, mesditën e sotme u gjetën trupat e pajetë të Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe. Në kërkim nga policia është Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së dy të rinjve.
Ndërkaq, në këto momente në fshatin Vrith ka mbërritur autoambulanca për të marrë dy trupat, të cilët do të dërgohen në morg.
Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë në një zonë të pyllëzuar të Rrencit, që ndodhet rreth 3 orë në këmbë nga fshati Vrith, në Malësi të Madhe. Dy trupat u gjetën disa metra larg njëri tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov.
Ata u gjetën duke ndjekur rrugën e dyshuar se mund të kenë bërë 3 personat. Një indicie ishte edhe dëshmia e banorëve të fshatit se në këtë zonë kishin dëgjuar krismat e armëve ditën që janë zhdukur të rinjtë.
Trupat nuk ishin fshehur apo mbuluar, ndërsa janë qëlluar nga një distancë e afërt me automatik pak metra larg njëri tjetrit.
Dyshohet se mes tre të rinjve ka pasur fillimisht një sherr për parcelat me kanabis. Autori Daniel Pepaj, dyshohet se pas sherrit u ka kërkuar 2 të rinjve të shkojnë te parcela me kanabis në zonën e pyllëzuar që të sqaroheshin, por aty i ka ekzekutuar, ndërsa më pas dyshohet se është arratisur në Mal të Zi.