AKTUALITET, 8 Tetor 2020, 16:00

Njëqind të shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri

Njëqind të shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë njëqind qytetarë që e kanë fituar betejën me sëmundjen e koronavirusit.

Lajmi konfirmohet nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 100 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Krahasuar me ditën e djeshme numri është më i vogël, pasi në 24 orët e kaluara ishin 150 qytetarë që e fituan betejën me virusin e rrezikshëm.