AKTUALITET, 8 Tetor 2020, 14:50

Asnjë viktimë dhe 33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë viktimë dhe 33 raste të reja me COVID-19 në

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus 33 persona. Lajmin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Po ashtu, Zemaj bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast vdekjeje nga COVID-19.

“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”.