TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjithë ata që kanë shkelur masat anti-Covid përgjatë shtatë muajve, përfshirë edhe muajt kur vendi ka qenë në karantinë totale, janë falur.
Me anë të një Akti Normativ, të gjitha gjobat janë falur dhe makinat dhe patentat e bllokuara janë kthyer.
Po ashtu, janë falur edhe të gjitha gjobat e vendosura ndaj familjeve të prekura nga dy tërmetet për shkeljet gjatë kryerjes së punimeve. ''
Bëhet fjalë për gjobat e vendosura nga 17 prilli deri në 7 tetor 2020.
Mësohet se institucionet përkatëse duhet të përgatisin para datës 30 tetor listën e personave që janë ndëshkuar dhe do duhet t’u kalojnë paratë në llogaritë përkatëse jo më larg se data 15 nëntor.