TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë 100 qytetarë të shëruar, 169 raste të reja dhe katër humbje jete nga Covid-19.
Ditën e sotme me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e humbën betejën me Covid-19, një 62-vjeçar dhe një 66-vjeçare nga Lezha, si dhe një 67-vjeçare e një 80-vjeçar nga Tirana.
Në 24 orët e fundit janë kryer 971 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përrenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 169
Të shëruar ne 24 orë 100
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 971
Testime totale 95811
Raste pozitive 14899
Raste të shëruara 9215
Raste Aktive 5273
Humbje jete 411
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2717
Durrës 570
Shkodër 398
Lezhë 264
Korçë 268
Elbasan 221
Fier 237
Vlorë 191
Kukës 146
Berat 128
Dibër 78
Gjirokastër 55