AKTUALITET, 25 Dhjetor 2020, 16:13

U gjet i pajetë në një objekt në Tiranë, policia jep detajet për ngjarjen: Viktima ende e paidentifikuar

U gjet i pajetë në një objekt në Tiranë, policia jep

Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me trupin e pajetë që u gjet sot në Tufinë.

Sipas bluve, bëhet fjalë për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili është gjetur rreth orës 14:16, në një objekt në rrugën “Myslim Keta”.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 25.12.2020, rreth orës 14:16, në rrugën “Myslim Keta”, në një objekt është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.