AKTUALITET, 3 Prill 2019, 11:49

Tymuese dhe shashka në protestë, policia thirrje urgjente: Mos u përplasni me efektivët, 6 muaj burg

Tymuese dhe shashka në protestë, policia thirrje urgjente: Mos u

Në një kohë që vijon jashtë Kuvendit protesta e opozitës, Policia e Shtetit bën thirrje për ruajtjen e qetësisë, që me hedhjen e shashkës së parë.

Policia iu bën thirrje organizatorëve të protestës që të marrin masat për të larguar personat me maska, ose që e kanë mbuluar fytyrën me shall.

Reagimi i policisë:

Ruani gjakftosine. Ruani qetesine. Mos hidhni kapsolla ne drejtim te punonjesve te policise.

Mos u perplasni me punonjesit e policise.

Te nderuar organizatore te protestes.

Merrni masa te menjehereshme qe protestuesit qe kane mbuluar fytyren me shall e maska ose te zbulojne fytyren ose t’i largoni menjehere nga protesta.

Sipas ligjit per tubimet mbulimi i fytyres denohet deri ne 6 muaj burg.

Ju si organizatore te tubimit mbani pergjegjesi ligjore per mbarevajten e tubimit.