TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier, ku dy automjete, një “Ford” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Mësohet se automjeti tip “Ford” po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, nga Krutja në drejtim të Këmishajt në autostradë, kur është përplasur nga “Benzi” që lëvizte në drejtimin Lushnjë-Fier.
Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët nuk kanë pësuar dëmtime serioze. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po dokumentojnë aksidentin dhe po punojnë për disiplinimin e trafikut, i cili është rënduar që në orët e para të mëngjesit.