AKTUALITET, 2 October 2026, 22:00

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët afrohen pranë zonave të banuara

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët afrohen pranë zonave

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në Bilaj të Fushë-Krujës, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.

Era e fortë po favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, duke bërë që zjarri të afrohet drejt zonave të banuara.

Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë mbërritur në terren dhe kanë nisur ndërhyrjen për izolimin e vatrës dhe frenimin e avancimit të flakëve.

Operacioni është përqendruar veçanërisht në pengimin e përhapjes së zjarrit në drejtim të banesave.

Deri në këto momente, rreziku kryesor mbetet përhapja e flakëve për shkak të erës së fortë, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për vënien nën kontroll të situatës.