BOTA, 23 Dhjetor 2018, 12:06

Tsunami shkatërron skenën e koncertit në Indonezi,pamjet shokuese

Tsunami shkatërron skenën e koncertit në Indonezi,pamjet shokuese

Tsunami që goditi mbrëmjen e djeshme Indonezin, përveç bilancit tragjik, ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë gjatë koncertit të një bande të famshme lokale. Të pranishmit në koncert kanë kapur momentin e shkatërrimit të resortit nga Tsunami në një plazh të Indonezi, pak pasi një bandë performoi.

Pamjet tmerruese tregojnë sesi këngëtari i bandës Seventeen, u rrëmbye nga dallgët gjatë performancës në Tanjung të shtunën në darkë, gjatë momentit të shembjes së skenës.

Në video mund të dëgjohen edhe njerëzit teksa ulërasin ndërsa uji i merr përpara.

Besohet se të paktën 168 persona kanë humbur jetën pas mbërritjes së Tsunamit në brigje pa një paralajmërim paraprak.  Qindra ndërtesa janë shkatërruar nga valët e detit në Sumatran jugore, duke  ndjekur një shpërthim vullkanik.