TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 168 persona kanë vdekur dhe 745 janë plagosur si pasojë e një cunami që goditi brigjet e Sunda Strait në Indonezi.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Indonezi tha se si pasojë e cunamit janë shkatërruar qindra ndërtesa dhe makina, ndërsa kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg bregdetit.
Mendohet se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi shumë njerëz rezultojnë të zhdukur.
Dyshohet se shkak i cunamit ka qenë rrëshqitja e tokës në det pas shpërthimit të vullkanit ‘Anak Krakatoa’.
Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.


