TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka përshëndetur Kosovën, në fjalimin e mbajtur në Kongresin e 6-të të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që po mbahet në provincën Bolu.
Erdogan e nisi fjalimin duke përshëndetur shtetet që ai i konsideron mike të Turqisë: Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Krimenë, Bullgarinë, Rumaninë si dhe Bosnje dhe Hercegovinën.
“Ne duam të komunikojmë me vëllezërit tanë në Sarajevë, Shkup, Gumulcine, Kardzhali, Prishtinë dhe Mostar. Gjithmonë them se kufijtë tanë fizikë janë më të vegjël se sa kufijtë e botës tonë. Gjysma e zemrës sonë është në Stamboll, Dijarbakir, Trabzon, Antalia dhe Izmir ndërsa gjysma tjetër është në Alepo, Kirkuk, Jeruzalem dhe Buhara”, deklaroi ai.
Erdogan deklaroi se “ne luftojmë për të shtypurit në mbarë botën aq sa punojmë për vendin tonë dhe kombin tonë.”
Presidenti turk, po ashtu adresoi kritika të ashpra në llogari të NATO-s, nga shkaku i pasivitetit të saj në raport me kërcënimet ndaj Turqisë në aspektin e sigurisë.
“Kur e ka ndërmend NATO të vihet në anën e Turqisë, lidhur me të gjitha zhvillimet në Siri dhe rajon?”, tha ai.