TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm i Sllovakisë Robert Kalinak ka dhënë dorëheqjen pas protestave në Bratislavë lidhur me vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuciak.
“Është e rëndësishme që stabiliteti i qeverisë të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga pozicionet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit”, tha Kalinak.
Gazetar i njohur investigativ, Jan Kuçiak u vra në shtëpinë e tij së bashku me të dashurën, nga të shtënat me pistoletë.
Sipas të përditshmes “Dennik N”, vrasja e tij dyshohet të jetë e lidhur me aktivitetin e reporterit, i cili po hetonte mbi mashtrimet fiskale, veçanërisht në rastet e disa personave të afërt me partinë në qeverisjen e vendit, të socialdemokratëve (SMER), të kryeministrit Robert Fico.
Kuçiak, vetëm 27 vjeç, ka punuar edhe për faqen e rëndësishme të internetit “Aktuality.sk”.
Ky është rasti i fundit i vrasjes së një gazetari që merret me hetimin e çështjeve korruptive nga qeveritarë apo persona të lidhur me ta, pas atij që u shënua në Maltë në fund të vitit të kaluar.