BOTA, 11 Mars 2018, 09:40

Anijet turke ‘rrethojnë’ Qipron, paralajmërohet përplasje e madhe

Në një valë tensionesh të forta mes Turqisë dhe Greqisë, ndizet një tjetër konflikt që pritet të sjellë pasoja.

qipro

Bëhet fjalë për kërcënimin turk pas vendimit të marrë nga Qipro, e cila ka njoftuar kompanitë e huaja për kërkime p%r gaz në zonën ekskluzive ekonomike në Egje.

Mediat greke raportojnë se pas kësaj, Turqia ka kërcënuar dhe së fundi ka vendosur për një stërvitje ushtarake në det.

 Siç është publikuar në gazetën qipriote Phileleftheros Turqia kryen në këtë rajon të madh për zhvillimin, stërvitje ushtarake me anije rimorkimi e pajisje nënujore nga 11- 18 mars dhe nga 22 deri më 29 mars. Deri në mbrëmjen e së premtes, dy anijet kërkimore nuk kishin filluar pune në Qipro.

Nga ana e vet Greqia nuk ka qendruar indiferente, duke thënë se nëse Turqia ndërmerr hapa, atëhere “gjendemi para një incidenti të madh”.

https://youtu.be/vOCPnM8WJcA