TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i organizatës terroriste, IS, Abu Bakr al-Bagdadit është vrarë. E deklaron vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Abu Bakr al-Baghdadi kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë në orët e vona të së shtunës, 27 tetor.
Bagdadi u shfaq në 2014, kur ai njoftoi krijimin e një "kalifati" në zonat e Irakut dhe Sirisë.
Paradite u njoftua se komandot amerikane kishin ndermarre një operacioni ushtarak në veriperëndim të Sirisë por Departamenti amerikan i mbrojtjes informoi se vdekja e Abu Bakr al-Bagdadit do të konfirmohet përfundimisht pas analizimit të ADN-së dhe të dhënave biometrike.
10 milionë dollarë
SHBA-ja ishte vënë në ndekje të tij prej vitit 2011 duke ofruar deri 10 milionë dollarë për këdo që do të jepte informata për vendndodhjen.
Ish-kleriku 48-vjeçar njihej si një takticien i pamëshirëshëm dhe tepër i organizuar në luftë.
Ai u vendos në krye të grupit xhihadist në vitin 2010, dhe më 2013-ën do të shpallte krijimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, që ndryshe njihet si ISIS, në bashkëpunim me një celulë militante të al-Kaedës.
Në pesë vitet e para, grupi do të ndërmerrte qindra sulme kamikaze që do të vrisnin mbi 2,000 civilë nëpër botë.
Për herë të fundit al-Bagdadi ishte shfaqur për mediet në prill të këtij viti, kur pas sulmeve kamikaze që do të linin mbi 250 të vdekur në ditën e Pashkëve në Sri-Lankë, ai do të shpallte krijimin e kalifatit të Shtetit Islamik me shtrirje nga Siria deri në Irak.