TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në twitter fitoren e Shteteve të Bashkuara ndaj ISIS si dhe ka njoftuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.
“Po i kthejmë pas një fitoreje 100% ndaj shtetit Islamik. Ne kemi bërë dhe kemi shpenzuar shumë, tani i takon të tjerëve të bëjnë punën që dinë të bëjnë”, shkruan Trump. Më tej ai i ka bërë thirrje aleatëve europianë që të çojnë për gjykim 800 luftëtarët e kapur të ISIS.
“I kërkojmë Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, e të gjithë aleatëve europianë që të dërgojnë përpara gjykimit 800 luftëtarët e ISIS të kapur.
Kalifati është gati të bjer. Nuk do të ishte një alternativë e mirë nëse do të ishim të detyruar ti lironim”, shkruan Presidenti i SHBA.