AKTUALITET, 17 Shkurt 2019, 09:00

DETAJE/U shoqërua pas protestës, ja çfarë ka ndodhur me Florenc Hoxhën

Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha vijon të jetë në policinë e Tiranës që prej shoqërimit të tij mbrëmjen e kaluar.

Hoxha është marrë në pyetje disa herë për protestën e djeshme por nuk i është komunikuar ende arresti.

Hoxha po hetohet lidhur me protestën e djeshme të opozitës para Kryeministrisë dhe veprimet e dhunshme të ndodhura gjatë saj.

Ai rezulton të jetë fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa akuzohet për prishje të qetësisë publike dhe shkatërrim prone./BW