TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona ka rikthyer në 7 pikë diferencën nga Atletiko ndjekës duke mundur sot me rezultatin 1-0 Vajadolid, një ndeshje ku dukej qartësisht se katalanasit ishin me mendjen te sfida e mesjavës së ardhshme në Ligën e Kampioneve. Protagonist ishte Lionel Mesi me një penallti të shënuar dhe një tjetër të humbur, por duke dhënë sinjale se ka kaluar plotësisht shqetësimet fizike.
Pjesa e parë ishte me ritëm të ulët, me Vajadolid që mbrohej mirë ndaj sulmeve të katalanasve. Por gjithçka ndryshoi në fundin e saj kur Pike fitoi penallti dhe Mesi nuk gaboi nga pika e bardhë me tentativën e tij para Masip.
Fraksioni i dytë i lojës ishte më i hapur sa i përket lojës dhe me më shumë raste, pasi edhe Vajadolid kërkoi barazimin duke lënë hapësira në prapavijë. Në fund, Mesi kishte mundësinë që të dyfishonte shifrat, nga një tjetër penallti e dhënë për katalanasit pas rrëzimit në zonë të Kutinjos. Por këtë herë gjuajtja e argjentinasit u neutralizua nga Masip, i cili priti edhe goditjen e dytë me kokë të futbollistit.
Gjithsesi, edhe rezultati 1-0 i mjaftonte Barçës pak ditë para sfidës së Champions, duke shkuar e qetë në duelin e saj në arenën ndërkombëtare.