TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani vazhdon të marshojë drejt vendit të katërt dhe kthimit në Ligën e Kampioneve, falë magjive të Kristof Piotek, i cili shënon me rregullsi mbresëlënëse dhe zgjidh telashet e sulmit të kuqezinjve që në pjesën e parë të sezonit nuk dukej aq frikësues. Polaku ka qenë protagonist i mbrëmjes së sotme, ku kuqezinjtë mundën një nga skuadrat rivale për vendin në zonën e Champions, Atalantën.
Në fakt, ndeshja filloi më mirë për skuadrën e qytetit të Bergamos e cila para tifozerisë së saj kaloi në avantazh e para me Frojler. Por në shtesën e pjesës së parë, Piotek tregoi aftësitë e tij të shkëlqyera në zonën kundërshtare duke kthyer në rrjetë një harkim të Rodriguez, edhe pse Gjimshiti e Berisha u munduan të ndalnin sferën.
Në fillimin e pjesës së dytë, një goditje nga jashtë zonës e Çalhanoglu solli golin e avantazhit të Milanit, që vulosi fitoren me golin e radhës të Piotek, i cili fitoi një duel ajror me dyshen shqiptare pas një goditje nga këndi dhe dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë. Fitore 3-1 dhe shkëputje nga ndjekësit për kuqezinjtë, të cilët me sulmuesin polak në përbërje duken një skuadër krejtësisht e ndryshme.