AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 23:42

Emocionet e një goli të veçantë, Sadiku nuk mban dot lotët

Emocionet e një goli të veçantë, Sadiku nuk mban dot

Armando Sadiku ka shënuar shumë gola në karrierën e tij, por këtë që realizoi sot me Luganon vështirë se do ta harrojë ndonjëherë, pasi ishte me të vërtetë i veçantë. Prej shumë muajsh ai ishte lënë në hije nga skuadra e Levante e më pas erdhi edhe dëmtimi i rëndë në gju, i cili për shumëkënd u interpretuar edhe si fundi i karrierës së sulmuesit shqiptar.

Por Sadiku vazhdon të tregojë se mund të kalojë sfida të vështira dhe me golin e shënuar sot ndaj Lucernës tregoi se po bën hapat e parë drejt kthimit në formën e tij më të mirë. Ndaj ishte e natyrshme që dërgimi i topit në rrjetë të sillte emocione te sulmuesi shqiptar, i cili nuk i mbajti dot lotët gjatë festimit të tij.

Ai u rrethua menjëherë nga shokët e skuadrës të cilët e përgëzuan për këtë gol të rëndësishëm, ndërsa Sadiku vazhdonte të përlotej, sigurisht për faktin se kishte lënë pas ndoshta momentin më të vështirë të karrierës së tij si futbollist.