AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 22:58

Policia nuk kursen as invalidët, babai: Më morën djalin që në orën 17:30, kjo është kartela e tij

Policia nuk kursen as invalidët, babai: Më morën djalin që

Pas protestës së organizuar nga opozita, Policia ka filluar kontrollet në të gjithë Tiranën, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personave që goditën godinën e Kryeministrisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar mbi 25 persona si dhe ish-Drejtori i Policisë Bashkiaka në Tiranë, Florenc Hoxha.

Ndër të shoqëruarit mësohet se është edhe një invalid, i quajtur Resul Daci 23-vjeç.

Këtë e bën të ditur i ati i tij, i cili me kartelën e tij në dorë tregon se si i është marrë nga policia i biri invalid që nga ora 17:30.