AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 23:21

Tronditet Londra/ Shpërthim me bombë në një stacion metroje, dyshohet për sulm terrorist

Tronditet Londra/ Shpërthim me bombë në një stacion metroje,
Një shpërthim i minuar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Londër të Britanisë, duke lënë të plagosur të paktën 5 persona.

Sipas mediave vendase, shpërthimi ka ndodhur në një stacion metroje rreth orës 19:00, teksa autoritetet raportojnë se lënda plasëse ka qenë e një sasie të vogël.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që nuk përjashtohet pista e një sulmi terrorist.