AKTUALITET, 19 Qershor 2018, 22:34

“Po ndihmoja një shok”, transportonte kokainë, shqiptari në Angli tregohet i sinqertë dhe përfiton ulje dënimi

“Po ndihmoja një shok”, transportonte kokainë, shqiptari

Një shqiptar që punonte si shpërndarës droge është arrestuar në Angli, me një sasi të droge.

Atij i është sekuestruar kokainë të cilësisë së lartë me vlerë 500 mijë paund, por çuditërisht ka përfituar ulje nga dënimi.

Gentjan Asllani u dënua nga gjykata e Birminghamit me 7 vite e gjysmë burg, më 14 Shkurt të këtij viti.

40-vjeçari u arrestua më 18 Tetor të 2016-s, pasi policia ndaloi një makinë në autostradë ku gjeti të fshehur 2 kilogramë kokainë.

Policia gjatë kontrollit të makinës ku ai po udhëtonte gjeti drogën, por ai i tha policisë së po i bënte nder një miku të tij duke ia transportuar drogën nga Londra në Birmingham.

Gjykata që dënoi Asllanin u shpreh se ai kishte luajtur një rol kryesor në shpërndarjen e drogës, prandaj dhe duhej dënuar maksimalisht.

Megjithatë, mbrojtësja e tij ligjore, e kundërshtoi dënimin e dhënë duke thënë se ishte shumë i ashpër dhe së duhej ulur.

E kështu në seancën e zhvilluar këtë javë, gjykatësi i çështjes pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe vendosi uljen e dënimit për Asllanin nga 7 vjet e gjysmë, në 6 vjet.