TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti i Totenhem dhe përfaqësueses angleze, Dele Alli, ka qenë protagonist i një ngjarje të rëndë gjatë mëngjesit të ditës së sotme, pasi disa hajdutë kanë hyrë në shtëpinë e tij për ta grabitur. Lojtari është goditur në fytyrë gjatë kësaj grabitje ku ai është kërcënuar me thikë.
Dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e Alli në orët e para të mëngjesit së të mërkurës, duke kërcënuar lojtarin anglez i cili qëndronte në shtëpinë e tij bashkë me të vëllain, dy partneret e tyre dhe një mik fëmijërie, pasi po kalonin karantinën së bashku. Pas zënkës që shpërtheu, gjatë të cilës Alli u godit në fytyrë duke pësuar dëme të lehta, të dy personat u larguan pasi arritët që të rrëmbenin disa sende me vlerë mes të cilave bizhuteri dhe orë dore.
Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po përpiqet që të gjejë autorët e kësaj ngjarje të rëndë që vijon valën e grabitjeve në shtëpitë e yjeve të futbollit që ka shpërthyer në Angli gjatë vitit të fundit.