TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Dritan Shano
Nëse Rama ka thënë që në Shqipëri nuk ka oligarkë, atëherë patjetër që ka; ata janë të pasuruar nga buxheti i shtetit, konçesionet, PPP-të; bizneset e këtyre oligarkëve mbrohen dhe garantohen me me ligje të posaçme ad hominem – një ligj i tillë u miratua vetëm përpara një jave; dhe në shumicën e rasteve tregjet ku oligarkët operojnë janë monopole, dhe në rastin më të pafavorshëm për ta kartele.
“Forca” e oligarkëve në Shqipëri ka sjellë që edhe politika, edhe kur nuk është, të perceptohet si kartel politik; kjo ka sjellë humbjen e shpresës së shqiptarëve, pasi vetë braktisja e vendit tregon se ata besojnë se politika shqiptare është një roza-rozina e të njëjtëve 3-4 personazhe, dhe të njëjtave premtime.
E shkruajta “forca”, sepse oligarkët nuk kanë forcë. Ajo që shihet si forcë e tyre është e barabartë me mungesën e vullnetit politik për të zbatuar ligjin dhe garantuar rregulla loje të barabarta në treg për të gjithë shqiptarët.
Në Shqipëri ka oligarkë! Është e vërtetë që ti mund t’i biesh mohit për ekzistencën e oligarkëve deri në frymën tënde të fundit. Mbetet të shihet, nëse ka gjëkundi ndonjë vullnet politik për ta shpërthyer koalicionin e tyre në favor të qytetarëve të thjeshtë. Këtë vullnet politik mund ta realizojnë njerëz që nuk janë të lidhur me një mijë fije me oligarkët.