TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Besiktashi ka instaluar një tunel për dezinfektimin e lojtarëve përpara se të futen në fushë për stërvitje individuale, pasi që një ditë më parë një futbollist dhe një pjesëtar i stafit rezultuan pozitiv me koronavirus.
Të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit janë të detyruar të kalojnë përmes këtij tuneli dezinfektimi kur të futen në fushë, një masë kjo e ndërmarrë nga klubi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Infektimi në radhët e Besiktashit u njoftua vetëm tri ditë pasi president i Federatës Turke bëri të ditur që kampionati pritet të nisë muajin e ardhshëm.
Në fakt, Turqia është një nga vendet e fundit në Europë që vendosi të pezullonte futbollin, gjë e cila ndodhi në datë 17 maj kur shumica e vendeve të tjera kishin ditë që e kishin ndërmarrë këtë hap.
U deshën të regjistroheshin vdekjet e para në Turqi që të merrej vendimi për pezullimin e futbollit, ndërsa ndeshjet vazhduan të luheshin pavarësisht se virusi po përhapej me shpejtësi në Europë.