TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Betejë e ashpër mes 4 klubeve të mëdha në merkato për Marash Kumbullën.
Gazeta "Corriere Dello Sport", e cila qëndron shumë afër klubeve të kryeqytetit italian shkruan se, dy vite babai i djaloshit shqiptar refuzoi një ofertë nga Juventusi për djalin e tij me Fabio Paraticin që. tentoi ta transferonte te bardhezinjtë, pasi preferoi që Marashi të vazhdonte të rritej si futbollist në radhët e Hellas Veronës.
Mesa duket, zgjedhja e të atit të Kumbullës ka qenë e drejtë, pasi djali i tij, pas vetëm një sezoni në Serie A si titullar ka përfunduar në radarët e disa klubeve të rëndësishme.
Në Itali janë Interi dhe Lazio që qëndrojnë në rradhë të parë për 20-vjeçarin me Igli Taren që kërkon të mposhtë konkurencën e zikaltrve, pasi Napoli është tërhequr sëfundmi nga gara pas refuzimit që mori nga futbollisti.
Në Gjermani Kumbulla pëlqehet shumë nga Borussia e Dortmundit, ndërsa në Premier Leaguen angleze e kërkon Chelsea.
Dëshira e talentit shqiptar është të transferohet te Interi por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në verë. E sigurt është që Kumbulla do të largohet nga Verona. Vlera e tij në merkato pavarsisht krizës nga COVID-19, varion nga 20 deri në 25 milionë euro.