SPORT, 13 Maj 2020, 14:39

“Messi apo Ronaldo?”, ja kë zgjedh Jurgen Klopp si më të mirin

“Messi apo Ronaldo?”, ja kë zgjedh Jurgen Klopp si më

Trajnerit të kampionëve në fuqi të Europës, Liverpoolit, Jurgen Klopp i është kërkuar të zgjedhë më të mirin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, dy prej yjeve të futbollit botëror, që kanë fituar thuajse gjithçka në karrierën e tyre sportive.

Tekniku gjerman ka vlerësuar maksimalisht që të dy futbollistët, duke pranuar se është zgjedhje e vështirë, por në fund “peshorja i ka anuar” nga argjentinasi fitues 6 herë i çmimit prestigjoz për futbollistë, Topi i Artë.

“Skuadrat e mia kanë luajtur kundër të dyve dhe është një dhimbje koke të gjesh mënyrën për t’i ndalur, ndaj e kam gati-gati të pamundur të zgjedh më të mirin. Cristiano Ronaldo është një futbollist i kompletuar, shumë i fortë fizikisht dhe teknikisht, ndaj do të zgjidhja Messin ,që edhe pse ka të gjithë elementët e Ronaldos, arrin të jetë po aq vendimtar në fushën e lojës”, deklaroi tekniku gjerman.

Si Cristiano Ronaldo ashtu edhe Lionel Messi kanë dominuar arenën e futbollit botëror në mijëvjeçarin e tretë dhe kanë ndarë në dysh njerëzit, të cilët e kanë të vështirë të zgjedhin se cili prej tyre është më i miri.