TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Superiorja rikthehet në muajin qershor, më datë 3. FSHF njoftoi një ditë më parë për takimin me klubet, pasi më parë ishte biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë për Protokollin Sanitar. Pas takimit, për mediat folën edhe përfaqësuesit e klubeve, kryesisht presidentë.
Gjithashtu bëhet me dije se Kupa nuk do të preket, pasi koha është e mjaftueshme që gara të mbyllet dhe ky kompeticion të zhvillohet i plotë, me sistem vajtje-ardhje. Finalja e Kupës zhvillohet me 2 gusht.
Për të mos pasur shumë ngjeshje në kalendar, është vendosur që kampionati të përfundojë më 28-29 korrik. Kështu FSHF duhet të dorëzojë në UEFA kalendarin për përmbylljen e kampionateve para 20 majit, sikurse edhe i është kërkuar. Së fundmi qeveria e futbollit në vend ka publikuar edhe kalendarin e plotë.
KALENDARI I SUPERIORES: Java e 27-të, 3 qershor; Java 28, 7 qershor; Java e 29, 14 qershor; Java 30, 21 qershor; Java 31, 28 qershor; Java 32, 4 korrik; Java 33, 12 korrik; Java 34, 18 korrik, Java 35, 25 korrik; Java 36, 29 korrik
NDESHJET E KUPËS: Çerekfinalet, 10 dhe 24 qershor; Gjysmëfinalet, 1 dhe 15 korrik, Finalja 2 gusht
NDESHJET PLAY-OFF: 5 dhe 6 gusht
