TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plot 20 milionë euro është blerë kartoni i Milot Rashicës nga skuadra gjermane e Lepzig, raporton prestigjiozja “Bild”. Një lajm që ka befasuar të gjithë, pasi Rashica mendohej se do të transferohej në Premier League, aty ku Liverpool e kërkonte me ngulm.
Werder Bremen ka vuajtur këtë sezon dhe është në luftë për mbijetesë, si dhe ka pasur probleme ekonomike. Oferta prej 20 milionë eurosh e Leipzig është pranuar menjëherë sipas Bild, që e bën këtë transferim të kryer.
Rashica ka qenë i vetmi që ka shkëlqyer te Werder këtë sezon, duke luajtur 20 ndeshje, autor i shtatë golave dhe katër asisteve. Ylli i Kosovës i ka shënuar dhe dy skuadrave gjigante të Bundesligës, Bayernit dhe Borussia Dortmund.
https://twitter.com/swearimnotpaul/status/1260107367125049344