AKTUALITET, 2 Gusht 2018, 09:19

Sërish drogë në Shqipëri, zbulohet në Veri parcela me 270 rrënjë kanabis

Sërish drogë në Shqipëri, zbulohet në Veri parcela me

Ndonëse u deklarua i zhdukur, me sa duket kanabisi vijon të kultivohet në vend. Policia e Shkodrës ka zbuluar një parcelë me plot 270 rrënjë kanabis në kufi mes dy rretheve, Shkodrës e Pukës.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se bimët narkotike u zbuluan në vendin e njohur si “Shkambi i Zanave” por ende nuk është e përcaktuar se cilit rreth i përket kjo zonë. Nuk ka ende persona të identifikuar si kultivues të drogës.