AKTUALITET, 1 Gusht 2018, 19:39

Deputeti socialist për plazhin e Tales: “Të lesh 4 orë pa drita zonën turistike kulmi i talljes”

Deputeti socialist për plazhin e Tales: “Të lesh 4 orë pa

Pjerin Ndreu, deputet i Partisë Socialiste ka denoncuar sot nëpërmjet një statusi në profilin e tij në fcb, mungesën e energjisë elektrike në zonën e plazhit të Tales në Lezhës, ku ndërprerjet variojnë deri në 4 orë

Sipas Ndreut, reformat e ndërrmarra nga qeveria janë banale dhe nëse situata do të vazhdojë kështu do të dalë bashkë me bizneset në protestë duke bllokuar rrugën.

Postimi i plotë

“Te lesh zonen turistike te Tales 4 ore pa drita ne kulmin e sezonit turistik eshte kulmi i paaftesise dhe talljes qe strukturat e c’akorduara te OSHE bejne. Ca pseudoreforma me shpikje banale kane futur ne qorrsokak menaxhimin e situates. Si deputet zone kekoj nderhyrje te menjehershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vene ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi. Sme intereson aspak se kujt partie i perkasin, por cfare zullumesh bejne ne dem te sezonit turistik ! Turp !”