AKTUALITET, 1 Gusht 2018, 22:21

Basha i përgjigjet Ramës për Vettingun: Gjarpërinjve do ju shtypen kokat nga populli

Përplasje dhe kundërpërgjigje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha për vettingun. Pas ‘thumbave’ të Ramës me një video, ku shigjetohej opozita, Basha i ka kthyer një përgjigje, ndërsa përveç kryeministrit, përmend edhe disa emra të tjera, si Xhafaj e Roshi, apo Tahiri që sipas tij do ti ikë drejtësisë.
View image on Twitter
Lulzim Basha@lulzimbasha_al

Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!

“Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!”, shkruan Basha. Kujtojmë se pak më parë Rama shkruante në Instagram se: “Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në Pallatin e Drejtësisë”.