TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku infeksionist Tritan Kalo, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka reaguar për situatën epidemiologjike në vend.
Ndërsa ka publikuar një foto nga korridori i Urgjencë së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, Kalo thekson se ndërgjegjësimi i qytetarëve, përkujdesja e stafit mjekësor si edhe vaksinimi në vijimësi i grupeve të rriskuara po jep rezultate pozitive.
“Por a e kemi fituar plotësisht betejën me armikun e padukshëm?”.
Mjeku infeksionist shprehet se ende nuk mund të thuhet se beteja më këtë sëmundje të rëndë është fituar, ndërsa shton se periudha më e vështirë ka kaluar.
“Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh nuk duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetëra e dhjetëra viruse, bakterie, mykura e parazitë të tjerë…. Mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh kurrë nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi….Together forever!!!”, shkruan Kalo.
Postimi i plotë:
Kohë kovidiane….30.05.2021….Një foto sot herët në mëngjes nga koridori i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUNT….Vetndërgjegësimi i popullatës, Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e staffit mjeksor si dhe Vaksinimi në vijëmësi jo vetëm i grupeve të riskuara, pak nga pak PO sjellin frutet e duhura në uljen e furisë së kësaj “flame mbarëbotërore”, Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….A e kemi fituar plotësisht këtë betejë me armikun e padukshëm, ENDE JO…..
Më e rëndësishmja është se e kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe më të dhimbshme, të përplasjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarës të Sars-Cov2/Covid-19….”Ditë më të mira pas kësaj do të vinë.” (N.F)…..Kur dhe sa të mundni për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni rrezikun e infektimit….Çdo jetë Shqiptari është e shumëvlertë për të, për familjen, për shoqërinë dhe për tërë Shqiptarinë….
Sars-Cov2 është një virus që pak nga pak do të “rreshtohet” në të ardhmen me sivëllezërit e tij më pak të rrezikshëm, dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerzore pas kësaj Pandemije në format sporadike të shfaqjes së tij, e cila është tashmë më mirë e informuar dhe e përgatitur për t’u përballur me të, si dhe fatmirësisht më e imunizuar aktivisht nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj këtij virusi….
Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh NUKU duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetra e dhjetra viruse, bakterie, mykra e parazitë të tjerë….
Mirbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi….Together forever!!!