TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një këmbësor është përplasur nga treni. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, pranë një bari të njohur në qytetin e Durrësit, ku treni ka marrë para një burrë, i cili u fut papritur mes shinave.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe një ambulancë që ka transportuar të plagosurin në spital. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.
Aksidenti ka shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin në atë kohë pranë vendit të ngjarjes, të cilët janë përpjekur të lajmërojnë por gjithçka ka qenë e kotë.
Informacion Paraprak
Më datë 30.07.2019, rreth orës 14:50, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas rreth 35 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.
Ai u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.