AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 15:33

Stërgjyshi Trap, fotoja me stërnipin “thyen” rrjetet sociale

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga trajneri i njohur italian, Xhovani Trapatoni, i ka habitur të tifozët.

Teksa mban në krahë një foshnje të porsalindur, ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë, njofton se është bërë stër-gjysh, teksa në jetë ka ardhur stër-nipi i tij, Davide.

E bukura e kësaj foto qëndron edhe tek ajo që vë në dukje “Trap”, tek lidhja me familjen. Gjatë gjithë karrierës së tij, vetë trajneri ka cituar gruan e tij nëpër intervista. “Pa Paolën, nuk do i kisha arritur kurrë këto suksese. Ajo më ka mbajtur me këmbë në tokë” – deklaronte para disa kohësh Trapatoni.

Ndërkohë, në foton e postuar me stërnipin e tij, Trapatoni shkruan: “Këto janë ditë gëzimi të pamasë. U bëra stërgjysh. Mirë se erdhe Davide”.