AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 11:38

Tre raste me koronavirus në Fier, kontakte të gruas së shtruar në Infektiv, pjesëtarë të një familje

Tre raste me koronavirus në Fier, kontakte të gruas së shtruar


Tre rastet e Fierit pozitivë me COVID-19 janë pjesëtarë të një familjeje.

News 24 raporton se personat e prekur janë kontakte të afërta të gruas së moshuar nga Peshtani që tashme ndodhet në Infektiv.

Bashkëshorti i saj ka rezultuar pozitiv, djali dhe vajza që i shërbente. Të tre rastet aktualisht ndodhen të karantinuar në shtëpitë e tyre.

Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Në 8 mostra të nisura nga Fieri, tre prej tyre rezultuan pozitive.