AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 10:41

Fatmira Hajdari: Vendimi i pritshëm. Avokati Maks Haxhia: Këta nuk pyesin për ligjin, kanë listën e po pastrojnë

Fatmira Hajdari: Vendimi i pritshëm. Avokati Maks Haxhia: Këta nuk


Gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk ka mundur të kalojë shkallën e parë të vettingut. KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra Hajdarin për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë.

Pas vendimit vetë Hajdari ka thënë vetëm se vendimi ishte i pritshëm. Ndërsa avokati i saj Maks Haxhia tha se vendimi do të ankimohet.

“Këta nuk po pyesin për ligj xhanëm se Kushtetuta e ka, aneksi i Kushtetutës deri në dyfishin e pasurisë por këta nuk e kanë respektuar asnjëherë. Këta kanë listat dhe po pastrojnë.” – u shpreh Haxhia.